Aktualitet

1 orë mbledhje në PD, Rithemelimi vendos heqjen e dyerve blind, Berisha: Riorganizim total

25 Mars 2022, 19:04 Nga DOSJA
1 orë mbledhje në PD, Rithemelimi vendos heqjen e dyerve blind,

TIRANË– Komisioni i Rithemelimit të Partisë Demokratike ka zhvilluar një orë mbledhje në selinë blu. Njësoj si nëntë vite më parë, lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha është ulur në karrigen e kryetarit dhe ka orientuar grupin e deputetëve dhe anëatrëve të PD-së që e mbështesin. Një nga vendimet e marra ka qenë heqja e dyerve të blinduara në selinë e Partisë Demokratike që u vendosën pak ditë para se të zhvillohej protesta e dhunshme e 8 janarit.

Vetë Berisha, para mediave tha se do të riorganizohet totalisht e gjithë partia, në çdo drejtim, por nuk zbuloi detaje të tjera, duke shtuar se nuk kishte asgjë interesante për tu thënë gazetarëve. 

Berisha u rikthye sot në selinë blu, pak orë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës që njohur sot ndryshimet statuore të vulosura më 11 dhjetor të vitit të kaluar. Ai zhvilloi një takim me kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, por nuk gjetën dakortësi. Berisha është i vendosur që të garojë për postin e kryetarit të PD-së, ndërsa Alibeaj i ka bërë thirrje që të tërhiqet. PD-ja ka paralajmëruar gjithashtu ankimim për vendimin e Gjykatës që u dha sot. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Mbyllet mbledhja e Rithemelimit, Berisha: Hiqen dyert blind, vendimmarrje në çdo nivel

Berisha ‘drejton’ PD! FOTOT nga mbledhja në selinë blu, anëtarët me sy nga ish-kryeministri

LAJM I FUNDIT/ Berisha mbërrin në selinë blu, demokratët e presin me duartrokitje

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike rithemelimi merr pd rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll