Aktualitet

Sulmohet me molotov makina e UKT, ishte parkuar pranë Bashkisë së Tiranës

25 Mars 2022, 18:21 Nga DOSJA
Sulmohet me molotov makina e UKT, ishte parkuar pranë Bashkisë së

TIRANË– Një makinë në pronësi të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë (UKT) është sulmuar me molotv. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur pasditen e sotme, pranë ambienteve të Bashkisë Tiranë, ku dhe ishte parkuar mjeti në fjalë. Një person ende i paidentifikuar është afruar me biçikletë pranë mjetit të UKT-së dhe ka hedhur shishen me lëndë djegëse poshtë tij.

Zjarri është ndezur, por duke qenë në një zonë të mbikëqyrur nga kamerat, ngjarja është pikasur shpejt dhe flakët janë shuar pa shkaktuar dëme materiale. Por, autori është larguar. Ai ka arritur që të shmangë forcat e sigurisë në Bashki dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes. Paraprakisht raportohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë që mund të bëjnë të mundur identifikimin e autorit.

Shkaku i këtij sulmi nuk dihet ende. Nuk dihet ende se kush e përdorte mjetin në fjalë që mund të ketë qenë dhe shënjestra e sulmit. Fillimisht u raportua se makina ishte e drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha, por policia e përgënjeshtroi këtë gjë me një njoftim sqarues. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

SQAROHET POLICIA: Mjeti ku u hodh molotovi nuk është e drejtorit Tusha, por e UKT

I riu hedh shishen me benzinë poshtë mjetit të parkuar tek Bashkia e Tiranës

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e tiranes sulmohet makina e ukt bashkia e tiranes sulmohet makina e ukt

Sondazh

Poll