Bota

Biden takohet sot me homologun polak, temë diskutimi strategjia kundër pushtimit rus

26 Mars 2022, 08:05 Nga DOSJA
Biden takohet sot me homologun polak, temë diskutimi strategjia kundër

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden të shtunën do të zhvillojë një takim dypalësh me presidentin polak Andrzej Duda për të diskutuar se si SHBA dhe aleatët e saj po reagojnë ndaj krizës së refugjatëve që ka pasuar si rezultat i luftës. 

Biden dhe Duda pritet të diskutojnë dëshirën e Varshavës për më shumë trupa amerikane që të forcojnë krahun lindor të NATO-s, si dhe idenë e një misioni paqeruajtës ndërkombëtar të propozuar nga kreu i partisë në pushtet të Polonisë, Jarosław Kaczyński. Diplomatët amerikanë kanë shprehur skepticizëm rreth idesë, të cilën ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, e ka kritikuar si “shumë të pamatur”.

Sipas CNN, ai gjithashtu do të takjojë edhe refugjatët ukrainas. Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën në perëndim, ka regjistruar më shumë se 2 milionë refugjatë ukrainas që erdhën në vend që prej fillimit të luftë.

Gjatë samiteve të parakohshme në Bruksel, Biden njoftoi sanksione të reja kundër anëtarëve të parlamentit rus, zbuloi qëllimin e SHBA-së për të pranuar 100,000 refugjatë që po largoheshin nga Ukraina dhe u konsultua me liderët se si do të përgjigjet bota nëse Rusia vendos një armë kimike, biologjike ose bërthamore gjatë luftës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota andrzej duda joe biden ne europe lufta ukraine-rusi andrzej duda joe biden ne europe lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll