Bota

Mbretëria e Bashkuar: Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqi të rënda zjarri në zonat urbane

26 Mars 2022, 07:37 Nga DOSJA
Mbretëria e Bashkuar: Rusia do të vazhdojë të

MBRETËRIA E BASHKUAR- Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar tha të shtunën në përditësimin e saj të fundit të inteligjencës se Rusia preferon bombardimet “pa dallim” dhe ka të ngjarë të vazhdojë të përdorë “fuqi të rënda zjarri” në zonat urbane.

Sipas CNN, ministria e mbrojtjes tha se forcat ruse preferojnë të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerie në një përpjekje për të demoralizuar forcat ukrainase.

“Forcat ruse po tregohen të gatshme për t’u përfshirë në operacione urbane në shkallë të gjerë, ata preferojnë të mbështeten në përdorimin pa kriter të bombardimeve ajrore dhe artilerie në një përpjekje për të demoralizuar forcat mbrojtëse. Ka të ngjarë që Rusia do të vazhdojë të përdorë fuqinë e saj të madhe të zjarrit në zonat urbane, pasi synon të kufizojë humbjet e saj tashmë të konsiderueshme, me koston e viktimave të mëtejshme civile,”-tha ministria.

Rusia vazhdon të rrethojë disa qytete të mëdha të Ukrainës, duke përfshirë Kharkiv, Chernihiv dhe Mariupol. 

LAJMI KRYESOR: LUFTA/Moska ndryshon planet, Zelenskyy: I kemi dhënë Rusisë ‘goditje të fuqishme’

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll