Bota

VIDEO/ Pasagjerja britanike gjobitet pasi tentoi të hapte derën e avionit

26 Mars 2022, 07:20 Nga DOSJA
VIDEO/ Pasagjerja britanike gjobitet pasi tentoi të hapte derën e

TURQI- Një pasagjere e linjës nga Manchesteri në Turqi u zbrit nga avioni në Vjenë pasi tentoi të hapte derën e avionit. Sipas Daily Mail, pasagjerja, Catherine Bush u gjobit me 5 mijë £ dhe iu ndalua përgjithmonë të udhëtoje më kompaninë “Jet2” pasi i bërtiti ekuipazhit të kabinës dhe dyshohet se i goditi një nga pasagjerët.

Ajo pretendoi se u bezdis nga zhurma e fëmijëve që qanin dhe nga pasagjerja pranë saj dhe kërkoi që të hapte derën dhe të zbriste nga avioni

Pas këtij incidenti pilotët u detyruan që të bëjnë devijim dhe ulje të detyruar në Vjenë. Në këtë devijim e reja zbriti nga avioni, veprim që u duartrokit nga pasagjerët e tjerë. 

“Zonja Bush shfaqi një model të vazhdueshëm sjelljeje të tmerrshme gjatë fluturimit dhe tani ajo duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj. Ne e kemi bërë gjithmonë shumë të qartë se, si një linjë ajrore miqësore me familjen, ne kemi një qasje me tolerancë zero ndaj një sjelljeje të tillë dhe se do të ndjekim me energji çdo kosto të shkaktuar si rezultat i një incidenti të tillë. Edhe pse incidente të tilla janë shumë të rralla, është e papranueshme që klientët dhe ekuipazhi ynë duhet ta përjetojnë atë. Dëshirojmë t’i kërkojmë falje kujtdo që është dashur të përjetojë këtë sjellje,“- tha menxheri i “jet2” Phil Ward.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota catherine bush phil ward catherine bush phil ward

Sondazh

Poll