Aktualitet

Ibra nuk tërhiqet: “Askush nuk është më i mirë se unë, kështu që unë ende luaj”

25 Mars 2022, 20:05 Nga DOSJA
Ibra nuk tërhiqet: “Askush nuk është më i mirë se

SUEDI – Pas deklaratave rreth shqetësimeve për karrierën, pas asaj të futbollistit, Zlatan Ibrahimoviç i është kthye temës së lamtumirës.

Në moshën 40-vjeçare, pyetjet për të ardhmen e tij ndjekin njëra-tjetrën: “Nuk bëj plane, çfarë do të jetë ende për t’u shkruar. Nuk dua të tërhiqem, duke menduar se mund të vazhdoja, do të pendohesha për këtë.”

Pastaj shakaja e zakonshme e Ibras: “E vërteta është se unë do të luaj derisa të shoh dikë më të mirë se unë… kështu që unë luaj përsëri”.

Realiteti është, se pas arsyetimit të sulmuesit suedez të Milanit, diçka po lëviz, pavarësisht nëse ky mund të jetë apo jo sezoni i fundit. Koha e lamtumirës është një rrethanë që Ibrahimoviç duhet ta marrë parasysh gjithashtu: “Unë e di se një ditë nuk do të kem më këtë adrenaline, – i tha ai UEFA-s.

Por ky është një problem për të gjithë lojtarët, sepse ne jemi të programuar për këtë dhe nuk mund të bëjmë asgjë tjetër. Ti i bën këto gjëra për 20 vjet dhe në këmbim merr adrenalinë. Kur të mungojnë të gjitha, duhet të fillosh nga e para.”

Gjatë viteve Ibrahimoviç është pjekur, por vetëbesimi i është rritur: “Çfarëdo që të më ndodhë, unë do të jem gjithmonë i njëjtë. Më pëlqen, ose nuk më pëlqen, por nuk do të ndryshoj. Unë luaj me shumë emocion te Milani, sepse ky klub më dha lumturi dhe ishte mirë të kthehesha në Champions League.”

Së fundi, edhe një këshillë për të rinjtë: “Është e lehtë t’i thuash fëmijës të besojë te vetja, por është më e vështirë ta bësh këtë. Duhet ta rrethosh veten me njerëz pozitivë, sepse ata negativët duket se nuk duan që ti të kesh sukses.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet “alla zlatan ibrahimovic” ku zlatan ibrahimovic ka një pjesë të aksioneve sulmuesi zlatan ibrahimoviç “alla zlatan ibrahimovic” ku zlatan ibrahimovic ka një pjesë të aksioneve sulmuesi zlatan ibrahimoviç

Sondazh

Poll