Politike

Nuk fitoi zgjedhjet në Shkodër, Rama riemëron Majlinda Angonin si prefekte

25 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
Nuk fitoi zgjedhjet në Shkodër, Rama riemëron Majlinda Angonin si

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka riemëruar Majlinda Angonin në pozicionin e prefektes në Shkodër. Vendimi ka hyrë në fuqi sot dhe ka ardhur, pasi Angoni humbi zgjedhjet lokale kundër Bardh Spahisë në Shkodër. Ajo më parë ishte prefekte e Shkodrës, por dha dorëheqjen për të marrë në zgjedhjet lokale të 6 marsit.

VENDIMI

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Majlinda Angoni të emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama majlinda angoni edi rama majlinda angoni

Sondazh

Poll