Politike

Shpërdorim detyre, PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri: Shkeli rëndë ligjin

25 Mars 2022, 18:08 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre, PD kallëzon në SPAK gjyqtarin Zhukri: Shkeli

TIRANË- Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK gjyqtarin Agron Zhukri për shpërdorim detyre. Mësohet se pas vendimit që dha sot, i cili legjitimoi kuvendin e ’11 dhjetorit’, PD-ja ka deklaruar se ai shkeli vendimin për të pezulluar shqyrtimin e çështjes derisa të përfundonte gjykimi tjetër për kërkesën e PD për ndryshimet statutore.

“Më 23 Mars, ai caktoi seancën në mënyrë të pashpjegueshme, megjithëse vendimi i gjyqtares tjetër për rregjistrimin e ndryshimeve statutore nuk është zbardhur dhe nuk na është komunikuar”- thuhet në kallëzimin e PD.

PD vë në dijeni SPAK se e ka ankimuar vendimin, duke qenë se gjykata nuk është shprehur për të gjitha kërkesat e saj. Për shkak të ankimimit, në Rregjistrin e Partive Politike nuk janë pasqyruar ndryshimet statutore të 17 korrikut. PD i kërkon SPAK-it të administrojë kamerat e gjykatës, ku shohet qartë takimi i gjyqtarit Zhukri me një nga përfaqësuesit e atij që njihet si Komisioni i Rithemelimit.

Në kallëzimin penal, PD sqaron se gjyqtari Zhukri nuk i ka lajmëruar për të marrë pjesë në seancë, megjithëse gjykata ka administruar kërkesat e PD përmes të cilave gjyqtari Zhukri është vënë në dijeni se kërkesa që ai kishte për të shqyrtuar ishte në kundërshtim me ligjin për partitë politike.

“Mosthirrja e PD si palë e trete, me interesa të ligjshme në proces, cënon rëndë detyrimet ligjore dhe është bërë me qëllimin për të marrë një vendim në fshehtësi dhe për të favorizuar një palë, që ai vetë ka pranuar se ka lidhje”- thuhet në kallëzimin e PD.

Më kallëzim thelsohet se gjyqtari Agron Zhukri ka shkelur rëndë ligjin duke marrë një vendim pa patur më parë një vendim të formës së prerë për pasqyrimin e ndryshimeve statutore të 17 Korrikut. Pa patur vendimin e zbardhur për këto ndryshime, gjyqtari Zhukri e ka patur të pamundur të shohë përputhshmërinë e akteve të 11 dhjetorit me statutin e 17 Korrikut, ku bazohet edhe kërkesa e palës tjetër për 11 dhjetorin.  PD i kërkon SPAK të bëjë veprime të shpejta hetimore, duke administruar kamerat, duke sekuestruar dosjen gjyqësore, në mënyrë që gjyqyari të mos ketë kundësi të manipulojë provat.

LAJM KRYESOR: LIVE- “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave

(I.A/dosja.l)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike agron zhukri pd rithemelimi merr pd agron zhukri pd rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll