Politike

Çfarë do të bëni nëse Berisha vjen në zyrë? Alibeaj: Asgjë! Duhet të ikë si Basha…

25 Mars 2022, 16:09 Nga DOSJA
Çfarë do të bëni nëse Berisha vjen në zyrë?

TIRANË– Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka premtuar heqjen e blindave dhe traut në hyrjen e PD-së. Në një konferencë për mediat, Alibeaj i pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Sali Berisha vjen në PD, ai u shpreh se dyert nuk do të mbyllen për askënd, por kërkoi që ai të largohej, siç bëri edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha.

“Termat e shumicës nuk janë ato që vendosin kontrollin. Ju kërkoni përjashtimin kategorik të Berishës? Ka një pabarazi, Basha u dorëhoq. Ajo se çfarë iu thashë dhe iu përsëris. Është bindje për këdo se dezinjimi si non grata, lëndon zemrat e shumë demokratëve, por është moment që nuk lejon demokratët në aksionin e tyre të parlamentit. Nuk lejon që këto të krijohen. Ai, siç e kanë thënë ata (SHBA), nuk do të hiqet asnjëherë. Nuk mund të përballemi me të për të mirën e Shqipërisë. Deputetët e pezulluar janë të mirëseardhur për mënyrën sesi do të bashkojmë njerëzit. Janë çështje që gjatë diskutimit t’i tejkalojmë. Ka rëndësi fryma. E para sy më sy, duke parë nëse ia duam të mirën demokratëve. Këtë duam që të kemi me ta. Kur Gjykata flet në mënyrë përfundimtare, të gjithë heshtim. Kjo është edukata juridike. Kur të merret vendimi, do të zbatohet. Dyert e blinduara dhe koka e dashit të çohen në muzeun e PD, që të mos përsëritet më 8 janari. Basha pasojat i mori me vete me aktin e dorëheqjes. I thashë edhe Berishës, vota është një nga rregullat e demokracisë, por ka edhe vlera që nuk mund të diskutohen si orientimi i PD dhe shoqërisë shqiptare; pro perëndimit. Kjo është tharmi i kësaj partie. Nuk ka si diskutohet dhe as të hidhet në votë,”-tha Alibeaj.

LAJMI KRYESOR: “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd

Sondazh

Poll