Politike

“Berisha bëri mirë që vajti në seli”/ Mustafaj: Konflikti po mbahet gjallë nga Alibeaj

25 Mars 2022, 19:14 Nga DOSJA
“Berisha bëri mirë që vajti në seli”/ Mustafaj:

TIRANË- Analisti Besnik Mustafaj ka deklaruar se shkuarja e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe e grupit të Rithemelimit në selinë e Partisë Demokratike ishte gjëja më e mire, pasi vendimit që u legjitimua Kuvendi i 11 dhjetorit. I ftuar në emisionin “Radari Informativ” në Abc Neës, ata nuk treguan asnjë sjellje triumfale.

“Për mua ishte sjellja e përshtatshme nga Berisha dhe mbështetësit e Komisionit të Rithemelimit që shkuan në PD, sepse ata nuk treguan ndaj Alibeajt apo të tjerëve asnjë sens triumfalist, çdo sjellje triumfaslite do të ishte e papërshtatshme”, tha Mustafaj.

Sa i përket deklaratave të bëra nga kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj dhe ankimimit të vendimit të gjykatës, Mustafaj tha se kjo nuk tregon atë që përsëritet në retorikën e përditshme, thirrjes për bashkim.

“Për vazhdimi i kësaj retorike tani ata i nxjerr jo vetëm jashtë realitetit por i bën dashje pa dashje si ushtëtarë që kërkojnë dëmtimin. Ato po shtojnë dëmin duke mbajtur para opinionit publik një konflikt që është zgjidhur nga gjykata dhe nga anëtarësia. Mbajta gjallë e këtij konflikti dëmton idenë e bashkimit”, tha Mustafaj.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike besnik mustafaj enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd sali berisha besnik mustafaj enkelejd alibeaj rithemelimi merr pd sali berisha

Sondazh

Poll