Politike

Alibeaj i ASHPËR, nuk e përmend me emër Berishën: Personi që ishte ulur këtu…

25 Mars 2022, 15:36 Nga DOSJA
Alibeaj i ASHPËR, nuk e përmend me emër Berishën: Personi

TIRANË– Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj duket se nuk është në relatat më të mira me liderin historik të PD-së, Sali Berisha. Në fjalën e tij, fill pas takimit me të, nuk e përmendi fare me emër para mediave. Por iu referua, duke e cilësuar si personin që ishte ulur më parë në vendin e tij para mediave.

“Kam autorizuar që të reagojë PD ndaj vendimit të Gjykatës së pari duke paraqitur një kallëzim penal ndaj gjyqtarit dhe ankim të vendimit. Backgroundi im prej juristi dhe për këdo që bluan nga lëmi juridik, ai vendim nuk është i formës së prerë. Do ankimohet dhe do të vendosë Gjykata. Juristët presin derisa Gjykata të flasë. Lidhur me atë që u komunikua edhe nga personi i ulur pak kohë më parë këtu. U dhashë dorën si një shenjë fisnikërie,”-tha në fjalën e tij Alibeaj.

LAJM KRYESOR: LIVE- “U shtrëngova dorën”, pas takimit me Berishën, Alibeaj del para mediave

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll