Aktualitet

I riu hedh shishen me benzinë poshtë mjetit të parkuar tek Bashkia e Tiranës

25 Mars 2022, 17:54 Nga DOSJA
I riu hedh shishen me benzinë poshtë mjetit të parkuar tek

TIRANË– Një person, akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë ka hedhur një shishe me bezninë poshtë një makine dhe i ka vënë zjarrin, duke hapur panik. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se mjeti në fjalë ishte parkuar pranë Bashkisë Tiranë dhe zjarri i shkaktuar panik. Flakët janë shuar pa shkaktuar dëme, ndërkohë që po punohet për të identifikuar autorin.  

Njoftimi i policisë:

Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T. Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LAJM KRYESOR:Sulmohet me molotov makina e drejtorit të Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës(NGJARJA)

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet sulmohet makina e taulant tushes taulant tusha sulmohet makina e taulant tushes taulant tusha

Sondazh

Poll