Politike

‘Gozhdohet’ Lefter Maliqi: Premtove dorëheqje nëse bëheshin zgjedhjet, do e japësh? Deputeti: S’ka asgjë për të

10 Korrik 2019, 20:14 Nga DOSJA
‘Gozhdohet’ Lefter Maliqi: Premtove dorëheqje nëse

Në panelin e emisionit Open ka pasur një moment interesant ndërsa ka ndërhyrë deputeti i “opozitës së re” Lefter Maliqi, i cili kohët e fundit është bërë mjaft radikal dhe afër qëndrimeve të PD-së dhe LSI-së.

Drejtuesja e Open, Eni Vasili, e pyeti Maliqin se a do ta mbajë premtimin e dhënies së dorëheqjes nëse zhvilloheshin zgjedhjet e 30 qershorit.

Por deputeti i PD-së ka devijuar përgjigjen duke thënë se nuk largohet se ishte dekreti Metës ai ë shmangu konfliktin civil dhe jo vendimi i mazhorancës.

Ndërkaq, Vasili sërish i ka kujtuar deklaratën publike por Maliqi u përgjigj se nuk do të japë dorëheqje.

PJESË NGA BISEDA:

Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?

Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.

Vasili: Për ju, po

Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfkliktin civil.

Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra.

Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ja ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant.

Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vete.

Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin.

Marrë nga Hapur

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike doreheqja e lefter maliqit lefter maliqi zgjedhjet lokale 2019 doreheqja e lefter maliqit lefter maliqi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll