Aktualitet

Digjen 6 makina në një servis në Pogradec!Pronari ‘problematik’,autorët ‘kapen’ nga kamerat

25 Mars 2022, 06:36 Nga DOSJA
Digjen 6 makina në një servis në Pogradec!Pronari

POGRADEC– Gjashtë mjete të shkrumbuara në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në fshatin Leshnicë. Policia informon se në orën 04:00, gjashtë mjete të cilat jepeshin me qera janë djegur. Mjetet ndodheshin në rrethimin e jashtëm të servisit të Geri Pengut, pronarit të servisit të makinave me qera. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur viktima apo të lënduar, vetëm dëme materiale. Dyshohet se ngjarja mund të ketë qënë e qëllimshme pasi është tentuar edhe në të shkuarën që ti vihet zjarri mjeteve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të saj dhe për identifikimin e autorit/ëve. Autorët janë filmuar nga kamerat e sigurisë duke hedhur benzinë në mjete e më pas duke u larguar.

Pengu nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Ai rezulton të jetë i përfshirë në fushën e trafikimit të narkotikëve. Në vitin 2008 ai është arrestuar për aksident me pasojë vdekjen e një 70-vjeçari. Ndërsa në vitin 2014 Pengu është proceduar për një aksident me plagosje.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit Geri Pengu, ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale. Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Autorët dogjën 6 mjetet në pronësi të Pengut, PAMJET nga servisi në Pogradec

I dogjën 6 makina në Pogradec! Kush është pronari i servisit? Pengu i arrestuar disa herë..

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjen makinat ne pogradec geri pengu pogradec digjen makinat ne pogradec geri pengu pogradec

Sondazh

Poll