Bota

Presidenti turk: Pozicioni i Turqisë për blerjen e S-400 ruse mbetet i pandryshuar

25 Mars 2022, 11:44 Nga DOSJA
Presidenti turk: Pozicioni i Turqisë për blerjen e S-400 ruse mbetet i

TURQI- Pozicioni i Turqisë për blerjen e sistemeve raketore rus S-400 është i pandryshuar dhe çështja është një “marrëveshje e përfunduar”, tha sot presidenti tuk Recep Tayyip Erdogan. Sipas Sky news, Erdogan në daljen e tij për mediat  iu tha gazetarëve pas kthimit nga një samit i NATO-s në Bruksel  se bisedimet me Uashingtonin për avionët dhe pajisjet e reja F-16 po shkonin mirë.

SHBA vendosi sanksione ndaj industrisë së mbrojtjes të Turqisë anëtare të NATO-s në dhjetor 2020 mbi S-400 dhe e përjashtoi Ankaranë nga programi i avionëve luftarakë F-35, ku ishte prodhues dhe blerës. Ankaraja thotë se lëvizjet janë të padrejta.

Ai hodhi poshtë gjithashtu aludimet se zyrtarët amerikanë i kishin propozuar Turqinës që të dërgojë sistememin S-400 në Ukrainë pë të ndihmuar Ukrainën gjatë luftës me Rusinën. Erdogan tha se ai diskutoi gjithashtu mundësinë e blerjes së sistemeve të mbrojtjes raketore SAMP-T nga konsorciumi franko-italian Eurosam me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin italian Mario Draghi në samit.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota recep tayyip erdoğan recep tayyip erdoğan

Sondazh

Poll