Bota

Zevalny: Kina dhe Turqia mund të bëjnë pagesën me Bitcoin për naftën dhe gazin rus

25 Mars 2022, 09:39 Nga DOSJA
Zevalny: Kina dhe Turqia mund të bëjnë pagesën me Bitcoin

RUSI- President i Shoqërisë Ruse të Gazit, Pavel Zevalny ka thënë se Rusia po shqyrton pranimin e Bitcoin si pagesë për eksportet e saj të naftës dhe gazit. Sipas BBC news, Pavel Zavalny ka thënë se vendet “miqësore” mund të lejohen të paguajnë për naftën me kriptomonedha ose me monedhat e tyre lokale. Zavalny tha të enjten se vendi ka qenë duke eksploruar mënyra alternative se si vendet mund të paguajnë për eksportet e energjisë. Ai tha se i kishte paraqitur propozimin dy vendeve “miqësore” të cilat nuk i kanë vendosur Rusisë sanksione.

“Ne i kemi propozuar Kinës për një kohë të gjatë që të kalojë në shlyerje në monedhat kombëtare për rubla dhe juan. Me Turqinë do të jetë lira dhe rubla. Ju gjithashtu mund të përdoni bitcoin”-tha Zavalny.

Ndërkohë në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se ai dëshironte që vendet “jomiqësore” të blejnë gazin e saj vetëm me rubla (monetha ruse). Lëvizja e Putinit mendohet se synon të nxisë monedhën ruse, e cila ka humbur mbi 20% në vlerë këtë vit. Sanksionet e vendosura nga Britania e Madhe, SHBA dhe Bashkimi Evropian, pas pushtimit të Ukrainës, kanë vënë një tendosje mbi rublën e Rusisë dhe kanë rritur koston e saj të jetesës. Megjithatë, Rusia është ende eksportuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe furnizuesi i dytë më i madh i naftës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota kriptomonedha lufta ukraine-rusi nafta ruse pavel zevalny kriptomonedha lufta ukraine-rusi nafta ruse pavel zevalny

Sondazh

Poll