Bota

Biden jep urdhër! Niset avioni bërthamor, SHBA dërgon ‘Apokalipsin’ në Europë

25 Mars 2022, 10:03 Nga DOSJA
Biden jep urdhër! Niset avioni bërthamor, SHBA dërgon

TIRANË– Forca ajrore amerikane ka dërguar në Evropë avionin e saj ‘Apokalipsi’ si pjesë e një skuadre avionësh që mbështet presidentin Joe Biden në misionin katërditor në kontinentin e vjetër. Sipas Daily Mail, avioni E4-B Nightwatch është i projektuar për t’u kthyer në qendër komande dhe kontrolli në rast lufte bërthamore. SHBA e mban të paktën një nga katër avionët e kësaj flote në gatishmëri për nisje imediate në rast konflikti bërthamor. Më herët gjatë kësaj jave, një zyrtar i lartë i Kremlinit tha se Moska rezervon të drejtën të përdorë armët bërthamore në rast se ka një kërcënim ekzistencial kundër vendit.

Deklarata bëri shumë bujë dhe solli reagimin e Pentagonit, që e cilësoi si të rrezikshme.

Një nga avionët – i cili bazohet në një Boeing 747 hyri në shërbim për herë të parë në vitet 1980,  fluturoi dje drejt RAF Mildenhall në Suffolk, pasi kishte furnizuar me karburant në ajër ndërsa kalonte Atlantikun. Avioni është projektuar për t’i mbijetuar pulsit elektromagnetik të shkaktuar nga një shpërthim bërthamor dhe për të mbajtur kontakte me njësitë ushtarake amerikane në të gjithë globin për t’iu përgjigjur një sulmi armiqësor.

Avionët, të cilët janë përmirësuar që nga vendosja e tyre e parë, janë në gjendje të kalojnë urdhra nga presidenti te nëndetëset bërthamore të SHBA dhe kapanoneve ICBM të vendit. Si rezultat, ata janë përshkruar si ‘Pentagoni Fluturues’.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota biden lufta ukraine-rusi biden lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2022, 09:17

BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëlu...