Bota

LUFTA/ Ushtari rus telefonon gjyshen: Dua të kthehem në Rusi, këtu është ferr

25 Mars 2022, 10:30 Nga DOSJA
LUFTA/ Ushtari rus telefonon gjyshen: Dua të kthehem në Rusi,

UKRAINË- Një ushtar rus i tmerrur nga lufta ka telefonuar gjyshes së tij dhe I ka thën se dëshiron të largohet menjëherë nga Ukraina. Sipas The Sun, ushtari rus i cili nuk është identifikuar është dëgjuar duke folur në një telefonatë të përgjuar nga qeveria ukrainase. Ai është shprehur se është i tmerruar dhe priste që lufta të përfundonte brenda dy javësh.

Në fillim të telefonatës, një grua e pyet ushtarin “Zot, kur do të përfundojë kjo”, për të cilën ai përgjigjet se situata e tij është “e frikshme”.

“Është shkatërruar e gjithë brigada dhe nuk e di se si më shpëtoi Zoti. Të jem i sinqertë me ty, do të largohesha nga këtu tani dhe nuk më intereson. Gjëja kryesore është të mbijetosh në ferr. Menduam se gjithçka do të përfundonte brenda dy javësh. Tashmë ka kaluar gati një muaj,”-u dëgjua të thoshte ushtari rus gjatë telefonatës.

Trupat e Vladimir Putinit janë goditur nga rënia e moralit pasi fitorja e shpejtë e premtuar nga tirani është kthyer në një gjakderdhje përballë rezistencës së ashpër të Ukrainës.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Biden në Poloni, takohet me refugjatët ukrainas, Zelenskyy: Sanksionet erdhën vonë

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll