Bota

Momentet e hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut drejt Koresë së Jugut (VIDEO)

25 Mars 2022, 09:33 Nga DOSJA
Momentet e hedhjes së raketës nga Koreja e Veriut drejt Koresë

KOREJA- Koreja e Veriut, dje ka hedhur raketën “balistike ndërkontinentale” më të madhe (ICBM) drejt Kores së Jugut. Nisja e raketës u gjurmua nga ushtritë në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Pamjet e hedhjes së raketës shfaqen përmes një video të BBC, teksa duken momentet e nisjes së raketës. Zyrtarët japonezë thanë se ajo fluturoi në një lartësi prej 6,000 km dhe ra në ujërat japoneze pasi fluturoi për më shumë se një orë. Sipas BBC, udhëheqësi Kim Jong-un ishte ai që drejtoi testin e së enjtes dhe se arma ishte çelësi për të penguar luftën bërthamore.“Kjo është një raketë e madhe”.

Siç e përshkroi një analist: “Një raketë përbindësh”. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vendosin sanksione të mëtejshme ndaj Koresë së Veriut.

Hwasong-17 u zbulua për herë të parë në vitin 2020 në një paradë ku madhësia e tij kolosale befasoi edhe analistët me përvojë.

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll

Bota 25 Mars 2022, 09:17

BE arrin marrëveshje për gaz me SHBA-në

SHBA– Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë arritur të premten një marrëveshje të madhe për gazin e lëngshëm natyror, si përpjekje për të zvogëlu...