Bota

Shkrimtari ukrainas: Raketat po bien si shi, Putini nuk do ta shkatërrojë kulturën tonë

25 Mars 2022, 11:09 Nga DOSJA
Shkrimtari ukrainas: Raketat po bien si shi, Putini nuk do ta

UKRAINË- Andrey Kurkov, një shkrimtar ukrainas, ka thën për Putinin se bombat e tij mund të bien si shi mbi Ukrainë por ai kurrë nuk do ta shkatërrojë kulturën e Ukrainës.

Sipas The Guardian, ditët e fundit, në Kiev janë vrarë shumë artistë si aktorja e njohur ukrainas Oksana Shvets dhe solisti i operas dhe balertit kombëtarë Artem Datyshyn. Ata vdiqën kur raketat balistike goditën Kievin. Sipas Kurkov, lufta totale që Putin i ka shpallur Ukrainës nënkupton se qëllimi është të sigurohet që Ukraina të pushojë së ekzistuari së bashku me kulturën, historinë dhe gjuhën e saj.

Më 17 mars, në Moskë u zhvillua një takim midis funksionarëve rusë dhe figurave kulturore ruse. Në deklaratën e lëshuar pas takimit thuhet se figurat kulturore ruse mbështesin plotësisht “operacionin special” të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të veprojnë së bashku në anën e Kremlinit në “frontin kulturor”.

Ministria e Kulturës po mban evidencë për objektet historike dhe kulturore të shkatërruara. Dhjetra artikuj të rinj shtohen në listë çdo ditë. Por kultura e Ukrainës nuk mund të shkatërrohet nga bomba dhe raketa. Ajo do të mbijetojë, ashtu siç ka mbijetuar gjuha ukrainase, pavarësisht se u ndalua nga më shumë se 40 dekrete cariste gjatë shekullit të 19-të, pavarësisht politikës sovjetike të rusifikimit të Ukrainës, pavarësisht urrejtjes aktuale dhe të dhunshme të Rusisë ndaj gjithçkaje ukrainase.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll