Aktualitet

11 dhjetori/ Bardhi: Gjyqtarin e pret burgu, takoi njeriun e Berishës! Komisioni: Kërcënim

24 Mars 2022, 19:18 Nga DOSJA
11 dhjetori/ Bardhi: Gjyqtarin e pret burgu, takoi njeriun e Berishës!

TIRANË– Seanca gjyqësore që pritet të mbahet nesër në Gjykatën e Tiranës për ndryshimet statuore të vendosura në Kuvendin e 11 dhjetorit 2021 nga ish-kryeministri Sali Berisha ka sjellë përplasje mes Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi dhe Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike. Bardhi ka paralajmëruar gjyqtarin e çështjes. I ftuar në “Fronline”, Bardhi tha se data e seancës së nesërme gjyqësore është caktuar në shkelje të ligjit, pa pasur ende gjykatësi dosjen në dorë, por pas një takimi me një përfaqësues të ish-kryeministrit Berisha e se këtë gjë e ka të dokumentuar. Vetë Bardhi nuk dha emra, por shtoi se e ka raportuar gjithçka në institucionet ligjzbatuese. Me tone të ashpra, ai e quajti ‘kamikaz’ gjyqtarin dhe shtoi se nëse ai do të marrë nesër një vendim për njohjen e ndryshimeve statuore, e pret burgu.

“I bëj thirrje gjykatës të mos i futet aventurave. Ka caktuar datë për seancë pas pasur dosje. Data për nesër është caktuar dje pa patur gjyqëtari dosje mbi tavolinë. Është takuar me një përfaqësues të Berishës. E kam emrin, por nuk po e them për etikë të kolegut tim. Si mund të gjykosh pa pasur aktet dhe dosje, këtë do e shpjegojë gjyqtari. E kam të dokumentuar, me të gjitha. Nëse gjyqtari ka vendosur të hedhë veten në erë, është i lirë, i ka thënë burgut hapu. Një gjyqtar kamikaze,”- tha Bardhi ndër të tjera.

Ultimatumit të Bardhit iu kthye përgjigje nga Komisioni i Rithemelimit. Me një postim nga Drejtoresha e Komunikimit, Floriana Garo, Rithemelimi e konsideroi një presion e krcënim të pashembullt mënyrën se si Bardhi i ishte drejtuar gjyqtarit. 

Sot, para vendimit te gjykates per Kuvendin e Partise Demokratike te dates 11 Dhjetor te vitit 2021 deputeti Gazmend Bardhi ka ndermarre ndaj gjykatesit te çeshtjes nje sulm kercenues te pa shembullt qe nga sulmi ndaj kolegjit zgjedhor te Edvin Rames ne vitin 2007. Deputeti Bardhi me sulmin dhe kercenimet e tij publike ndaj gjykatesit para dhenies se vendimit po kryen nje veper te rende penale, per te cilen ai do te vendoset para ligjit. Partia Demokratike denon me ashpersine me te madhe kete qendrim te pa-denje qe perben veper flagrante penale dhe shton se sulmi i Bardhit ndaj gjyktesit, shpifjet, dhe trillimet e tij lidhen para se gjithash me çeshtje te tija personale me ligjin per te cilat ai mban pergjegjesi direkte, dhe nuk kane asnje lidhje me Partine Demokratike dhe normat e saj,”- shkruhej në reagim.

Postimi i Komisionit të Rithemelimit u bë gjatë kohës që Bardhi vijonte të ishte në të njëjtën studio. Gazetarja Karapanço e lexoi postimin, pavarësisht se Bardhi këmbëngulte se nuk donte ta dëgjonte. Sekretari i Përgjigjshëm i PD-së, tha gjithashtu se ky postim nuk hidhte poshtë fjalët e tij, nuk mohohej takimi me gjyqtarin, por e interpretonin si kërcënim. Bardhi tha se përsa kohë ka fakte në dorë, nuk është i tillë. 

Biseda në studio:

Gazment Bardhi: Të lutem mos më lexo sepse nuk kam ndërmend të lexoj asnjë deklaratë

Marsela Karapanço: Po duhet të jemi ‘fair’ me palën tjetër

Gazment Bardhi: Unë nuk kam kërcënuar asnkënd, askënd nuk kam kërcënuar. Atëherë, fakti që grupi i Rithemelimit, si quhet? Po Komisioni i Rithemelimit ka vendosur të bëhet avokat i një gjyqtari…

Marsela Karapanço: Ju citoj, ju thatë një njeri i afërt me zotin Berisha

Gazment Bardhi: Po nuk mohon atë ai, atë e kam me fakte unë. Ata thonë që unë kam kërcënuar, dhe unë s’kam kërcënuar askënd….

LEXO EDHE:

“Si quhet? Aaa po”, Bardhi i përgjigjet Rithemelimit: E kam prova takimin me gjyqtarin

Bardhi paralajmëroi gjyqtarin, Rithemelimi: Sulm kërcënues i pashembullt!

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd gazment bardhi komisioni i rithemelimit te pd

Sondazh

Poll