Aktualitet

Shfrytëzoi 13-vjeçaren për prostitucion, Stefan Koloi shtrohet në spitalin psikiatrik

24 Mars 2022, 22:11 Nga DOSJA
Shfrytëzoi 13-vjeçaren për prostitucion, Stefan Koloi shtrohet

SARANDË- 62-vjeçari nga Saranda Stefan Koloi, i cili shfrytëzonte një të mitur 13-vjeçare për prostitucion është shtruar në spitalin psikiatrik. Këtë vendim e ka bërë të ditur gjyqatari Fatmir Ndreu, i cili ka vendosur masën e sigurisë ‘shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik’ për Stefan Koloin.

Në vendimin e gjykatës bëhet me dije se në konsideratë të akt-ekspertimin psikiatriko-ligjor, është dalë në përfundim se Koloi vuan nga sëmundje të shëndetit mendor, vuan nga çrregullim bipolar, episodi aktual maniakal me tipare psikotike e cila ka prishur ekulibrin e tij mendor.

13-vjeçarja është abuzuar seksualisht nga oficeri i Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë. Pas një hetimi një mujor nga prokuroria e Sarandës policia ka vënë në pranga punonjësin e policisë Petraq Rako, 63 vjeç dhe bashkëpunëtorin e tij Stefan Koloi 62 vjeç. Të dy autorët janë arrestuar në flagrancë në vendin e siguruar nga Stefan Koloi, ku shfrytëzonte për prostitucion të miturën 13-vjeçare.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir ndreu petraq rako stefan koloi fatmir ndreu petraq rako stefan koloi

Sondazh

Poll