Aktualitet

PAMJE TË RËNDA! Burri shkelmon macen deri sa e vret, gruaja pret me qese të zezë në dorë

24 Mars 2022, 21:56 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA! Burri shkelmon macen deri sa e vret, gruaja pret me

TIRANË– Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve vijon të prezente në Tiranë! Arsa albania ka publikuar një video në të cilën shihet një burrë, teksa godet me këmbë në fyt një mace deri në momentin që kafsha e gjorë jep shpirt. Pranë tij ndodhet një grua që pret me një qese në dorë për të marrë trupin e katërputroshes dhe për ta zhdukur. Ngjarja, sipas faqes në fjalë raportohet të ketë ndodhur në ‘Rrugën e Kavajës’.

“Na ka mbërritur kjo video e tmerrshme. Nje burre qe fillimisht mbyt nje mace me kemben ne fyt. Nje grua qe pret me qesen e zeze per te zhdukur trupin. Me pas burri sigurohet qe macja te marr fund duke e shtypur me kembe ne koke. Nuk e dim me se cfare ndodh me kete shoqeri te semure. Me keta njerez te cmendur dhe vrases. Me keta gjakftohte qe se kam per gje te vrasin edhe nje njeri ne te njejten menyre. Thuhet se video eshte bere tek pallatet Delijorgji. Ju lutemi nese keni dijeni per identitetin e personit na shkruani ne inbox. Ky vrases gjakftohte duhet te denohet sic parazhikon ligji. Nuk kemi me fjale. Jemi te ezauruar,”- shkruhet në postim.

 

 

A post shared by Animal Rescue Albania (@arsalbania)

Ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet zyrtare për ngjarjen macabre.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret macen dhuna ndaj kafsheve burri vret macen dhuna ndaj kafsheve

Sondazh

Poll