Aktualitet

Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

24 Mars 2022, 18:32 Nga DOSJA
Muhamet Rrumbullaku emërohet Drejtori i Agjencisë së

TIRANË– Drejtori i ri i Agjencisë së Mikëqyrjes Policore është emëruar Muhamet Rrumbullaku. Emërimi i tij është bërë me propozim të Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky propozim është pranuar nga kryeministri Edi Rama, i cili ka firmosur emërimin e ri. Gjatë 3 viteve të fundit, Rrumbullaku ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Njoftimi zyrtar:

Me propozim të Ministrit të Brendshëm, Kryeministri Rama ka emëruar Drejtorin e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, z. Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka një karrierë 29 vjeçare në strukturat e Policisë së Shtetit, ku për disa vite ka mbajtur postin e Zv/drejtorit të Përgjithshëm të Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, ndërsa më parë ka drejtuar Policinë e Tiranës e disa qarqe të tjera.

Gjatë 3 viteve të fundit, ai ka drejtuar Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) duke orientuar punën për shndërrimin e këtij institucioni në nivelet e një institucioni bashkëkohor dhe me standardet më të larta europiane, punë e cila kulmon me miratimin në Kuvend të ligjit nr. 128/2021, i cili i hapi rrugë krijimit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet muhamet rrumbullaku muhamet rrumbullaku

Sondazh

Poll