Aktualitet

Si u vu Alibeaj? Bardhi: Asnjë sekondë pa drejtues! Këshilli mblidhet për çështje të tjera

24 Mars 2022, 20:31 Nga DOSJA
Si u vu Alibeaj? Bardhi: Asnjë sekondë pa drejtues! Këshilli

TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka treguar se komandimi i Erion Alibeajt në krye të PD-së u bë pasi nuk mund të rrinin asnjë çast pa drejtues. I ftuar në “Frontline” me gazetaren Marsela Parapanço, Bardhi tha se kaa zhvilluar një takim me Alibeajn dhe Jorida Tabaun në momentin që Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen.

Ai tha se ka dalë në përfundimin që drejtimin ta marrë Alibeaj momentalisht pasi Tabaku kishte refuzuar. Bardhi shtoi se Këshilli Kombëtar do të mblidhet shumë shpejt, madje edhe për çështje të tjera.

“Pak orë pasi Basha ka dhënë dorëheqjen kam thirrur Alibeajn dhe Tabakun. PD nuk mund të qëndrojë asnjë sekondë pa një drejtues. Kam kërkuar gadishmërinë për drejtimin e PD-së nga ana e tyre. Tabaku u shpreh se preferoi mos e merrte këtë përgjegjësi, ndryshe nga Alibeaj, përndryshe partia do të futej në ngërç. Kështu kam bërë një njoftim ku derisa institucionet të shprehen drejtimin e merr Alibeaj. Do të mbledh edhe Këshillin Kombëtar. Por nuk mund të mbetej Partia Demokratike asnjë sekondë pa drejtues, nuk mundej. Unë do ta mbledh Këshillin Kombëtar, edhe për çështje të tjera,”- tha Bardhi ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha gazment bardhi dorehiqet lulzim basha gazment bardhi

Sondazh

Poll