Aktualitet

Denoncimi: Tenda e lokalit në ish-bllok më bllokon diellin! Drejtori i IMT më ofendoi

24 Mars 2022, 19:53 Nga DOSJA
Denoncimi: Tenda e lokalit në ish-bllok më bllokon diellin! Drejtori i

TIRANË- Qytetarja Fatma Mesiti, ka denoncuar se lokali “Belux”, tek zona e ish-Bllokut, i ka bllokuar pamjen, por denoncimet e saj nuk janë marrë parasysh nga IMT. Biznesi është ngritur para dritares së shtëpisë së zonjës Fatma një socialiste e flaktë dhe në prononcimin e saj thotë se është e turpshme që të votosh të majtën dhe në fund të mos shohësh dritën e diellit, ndërsa thekson se shteti në vendin tonë nuk ekziston.

Mesiti ka theksuar se ka denoncuar pa fund me ankesa në drejtim të Bashkisë Tiranë, Drejtorisë së Policisë, por nuk ka marrë zgjidhje pasi pronari i biznesit e ka kthyer sërish në gjendjen e mëparshme biznesin e tij në zonën e ish-bllokut. Duke iu referuar komunikimit me Drejtorin e IMT-së për Tiranën, Marglen Qato, Mesiti thekson se përgjigjja e tij ndaj shqetësimit të saj ishte me një gjuhë vulgare dhe madje e ka ofenduar.

Denoncimi:

Në qershor të 2019, një ditë para zgjedhjeve, erdha në Tiranë vetëm për të votuar këtë kryetar bashkie që është sot, Eron Veliajn. Të jesh votuese e majtë dhe të bllokojë kryetari i Bashkisë Tiranë dhe kryeministri, është e turpshme dhe vetëm këtu në Shqipëri ndodh. Të dy më kanë bllokuar te faqja zyrtare sepse unë ua kam nxirë jetën me postime kundër tyre duke publikuar ndërtimin e “Balux” afër dritares së banesës time.

Kam tre vjet me ankesa ne bashkine e Tiranes, per mbulimin e dritareve te shtepise sime. Dy here eshte prishur tenda nga Edi Rama ku une i kam shkruar, ka qe ne vitin 2019 . kam denoncime ne shtyp ke gazeta .cna .al, gazeta reforma, ….kalvari i pafund i denoncime , ne polici ne drejtorine e policise dhe ankesat ne bashki nuk ua ka prishur ende katin e dyte vellait i pronarit të medias num ngopet, une num i kam lejuar. U prish tenda ne tetor, perseri u ankova per pastrimin e taraces dhe kthimin ne ghendjen e meparshme pergjigja nga bashkia me erdhi me 23 shkurt te ketij viti . Te nesermen pashe çadrat ngritura qe jane njelloj si tenda, i shkruajta M. Qatos pergjigja e ti ishte vulgare, i moj se sjam roje objekti madje me fyu. Nuk po zgjatem se mund ti gjeni kudo ankest e mia, faleminderit qe pranuat.

Marrë nga Syri.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet fatma mesiti marglen qato fatma mesiti marglen qato

Sondazh

Poll