Aktualitet

Pritet vendimi për statutin e Berishës, Zhukri s’e shqyrton kërkesën, Apeli s’i jep aktet

24 Mars 2022, 18:41 Nga DOSJA
Pritet vendimi për statutin e Berishës, Zhukri s’e shqyrton

TIRANË– Ditën e nesërme pritet që Gjykata të shqyrtojë kërkesa e grupit të Berishës për të regjistruar statutin e miratuar në Kuvendin e thirrur më 11 Dhjetor. Burime të sigurta për gazetaren Anila Hoxha bëjnë me dije se gjyqtari Agron Zhukri nuk mund të caktonte proces dhe as të shqyrtojë kërkesën për ndryshimet në statutin e PD.

Kur palët shkuan në gjykatën e shkallës së parë, PD zyrtare kërkoi bashkim të çështjeve dhe gjykim në një të vetme. Kjo kërkesë u refuzua dhe aktualisht çështja së bashku me aktet gjendet në gjykatën e Apelit Tiranë. Gjyqtari Zhukri ka kërkuar aktet për çështjen e nesërme por Apeli s’ja ka dhënë.

PD tashmë është me dy statute në Gjykatën e Tiranës. Grupi i Rithemelimit i Partisë Demokratike dhe juristët e tyre kanë depozituar në gjykatë për regjistrim statutin e ri, të cilin e miratoi në 11 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha. Ky vendim erdhi pasi Lulzim Basha depozitoi në gjykatë, po për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, megjithëse 5 muaj me vonesë.

PD-ja gjendet para një situate aspak të lehtë, me 2 statute. Një i bërë në Kuvendin e 17 korrikut dhe një i bërë së fundmi në Kuvendin e Berishës në 11 dhjetor. Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll