Bota

Biden dhe Von der Layen: Janë të bashkuar për të dënuar pushtimin e Ukrainës

24 Mars 2022, 21:34 Nga DOSJA
Biden dhe Von der Layen: Janë të bashkuar për të dënuar

BRUKSEL- Presidenti i SHBA Joe Biden dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen thanë se janë të bashkuar në dënimin tonë të luftës së pajustifikuar dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Cnn shkruan se këtë gjë e kanë bërë ata në një deklaratë të përbashkët nga të dy liderët të enjten në mbrëmje.

“Ne jemi të bashkuar në mbështetjen tonë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Dhe ne jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta, duke përfshirë demokracinë, respektin për të drejtat e njeriut, paqen dhe stabilitetin global dhe rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla,” thuhet në deklaratë.

Ndër përpjekjet që theksuan liderët, Biden dhe von der Leyen thanë se “Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian po mbështesin punën e ekspertëve të dokumentacionit të krimeve të luftës që po mbledhin prova në terren në Ukrainë”.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota joe biden lufta ukraine-rusi ursula von der leyen joe biden lufta ukraine-rusi ursula von der leyen

Sondazh

Poll