Bota

Lobimi i Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s,Kurti:Shpresoj ta ketë bërë edhe Shqipëria

24 Mars 2022, 20:58 Nga DOSJA
Lobimi i Kroacisë që Kosova t’i bashkohet NATO-s,Kurti:Shpresoj

KOSOVË- Pasi sot Kroacia ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO’s, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shpreson që edhe Shqipëria e ka bërë të njëjtën. Gazeta Ekspress shkruan se Kurti në KTV tha se Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë e të afirmojë nevojën e Kosovës që të bëhet anëtare e NATO’s.

“Kroacia ka qenë gjithmonë një vend mik dhe nje popull mik. Edhe në kohën e ish-Jogusllavinë lidhja e Prishtinës me Zagrebin ka funksionuar për të balancuar dominimin e Beogradit. Ju e mbani mend se si Zagrebi dhe Lubjana kanë qenë kryeqendra në ish-Jugosllavi të cilat në një farë mënyre na kanë përkrahur neve gjatë kohës së okupimit, dhe në këtë mënyrë arrinin sado pak ta balanconin hegjemonin e cila vinte nga Beogradi. Prandaj për neve nuk ishte e çuditshme mbështetja e tyre, por gjithnjë jemi falënderues dhe mirënjohës. Duhet ta pyesim, shpresoj që e ka bërë. Shqipëria është anëtare e NATO’s, nuk është anëtare e BE. Por, edhe Shqipëria duhet sa më shumë të lobojë, afirmojë nevojën e Kosovës që së pari të bëhet pjesë e programit të partneritetin për paqe, e më pastaj edhe anëtare me të drejta të plota në NATO”, tha Kurti.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti nato albin kurti nato

Sondazh

Poll