Bota

Lufta/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

24 Mars 2022, 21:29 Nga DOSJA
Lufta/ Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

RUSI- Rusia dhe Ukraina thonë se kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës një muaj më parë. BBC shkruan se dhjetë ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 10 ushtarë rusë.

Në një shkëmbim të veçantë, 11 marinarë civilë rusë, të cilët ishin shpëtuar nga një anije që u mbyt në Odesa, u shkëmbyen me 19 detarë ukrainas nga një anije e kapur nga rusët ndërsa po përpiqeshin të kapnin ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi në fillim të luftë.

Vetë anija po kthehet në Ukrainë nëpërmjet një porti në Turqi. Në fillim të kësaj jave Rusia dhe Ukraina thanë se kishin shkëmbyer nëntë të burgosur rusë për kryebashkiakun e Melitopol, një qytet në Ukrainën juglindore që është kapur nga ushtria ruse.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll