Si mund të mbrohet Kosova pa helikopterë e tanke?Kurti:Jemi në bashkëveprim me aleatët tanë
24 Mars 2022, 21:03Nga DOSJA
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se me rëndësi në luftën mbrojtëse janë mjetet që mund të shkatërrojnë mjetet sulmuese të armikut kur është pyetur për një sulm të mundshëm mbi Kosovën.
Gazeta Express shkruan se ai ka përmendur luftën në Ukrainë si shembull në këtë aspekt dhe ka cekur tri elemente që po ndikojnë në luftën mbrojtëse.
“Nuk jam i sigurt që në modernizimin e ushtrisë tonë edhe me pajisje mbrojtëse, tanket e helikopterët janë të domosdoshme. Nëse shikoni luftën clirimtare në Urkainë, aty janë tri elemente thelbësore. I pari është se vullneti dhe morali i ushtarit ukrainas është shumë më i lart se sa ai i atij rus. E dyta janë kundërajrorët dhe e treta janë predhat anti-tank. Duhet të kesh mjete që i shkatërrojnë ato të kundërshtarit. Gjithmonë jemi në bashkëveprim me aleatët tanë me NATO-n dhe KFOR-in. Ne ishim në Defender Europe 2021 dhe do të jemi në 2023 me NATO-n do ta përdorim ndërveprueshmërinë në mënyrë që të mbrohemi të gjithë bashkë”, ka thënë ai në KTV.
Kur është pyetur se pse në të kaluarën sa ishte në opozitë ka bërë presion mbi qeveritë që të blihen helikopterë e mjete tjera ushtarake, ai është përgjigjur kështu.
“E di që është bërë pak modë ke thënë më 2014-ën, 2016-ën, 2019-ën etj. Jam që një vit në pozitë dhe kemi pasur pandeminë, krizën energjetike dhe luftën në Ukrainë. Po ta kishin pasur kryeministrat e kaluar nuk do ua kisha përmendur”, përfundoi ai.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
KOSOVË- Pasi sot Kroacia ka bërë thirrje që Kosova t’i bashkohet NATO’s, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se shpreson që edhe Shqipëria e ka bë...
SERBI- Në 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s në Kosovë dhe 1 ditë pas vdekjes së Madeleine Albright serbët në Beograd janë mbledhur kundër ish-sekretares amerik...
BRUKSEL- Ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë po vazhdon, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg tha se ai mendon se nuk ka gjasa të ketë një luftë të p...
UKRAINË- Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se ende nuk është në gjendje të marrë furnizime mjekësore të nevojshme në qytetin jugor të rrethuar të Ma...
BRUKSEL- Shefja e BE-së Ursula von der Leyen ka deklaruar se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë për të shantazhuar kontinentin. BBC shkruan...
BRUKSEL- Presidenti francez, Emmanuel Macron paraqiti detajet e një nisme të propozuar të sigurisë ushqimore të udhëhequr nga BE, e krijuar për të lehtësuar rre...
SHBA- Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ngriti një padi të gjerë federale të enjten kundër ish-sekretares Hillary Clinton dhe njerëzve që dyshohet se janë ...
BRUKSEL- Presidenti amerikan, Joe Biden tha të enjten se ai beson se Rusia duhet të hiqet nga Grupi i 20-ës dhe se i takon Ukrainës të vendosë nëse është e nevo...