Bota

Von der Layen: Rusia nuk do të jetë më në gjendje të shantazhojë për energjinë elektrike

24 Mars 2022, 19:09 Nga DOSJA
Von der Layen: Rusia nuk do të jetë më në gjendje të

BRUKSEL- Shefja e BE-së Ursula von der Leyen ka deklaruar se Rusia nuk do të jetë më në gjendje të përdorë energjinë për të shantazhuar kontinentin. BBC shkruan se Von der Leyen tha se Rusia nuk do të lejohet të kërkojë pagesë në rubla për naftën dhe gazin e saj, siç ka njoftuar Moska, pasi kjo do të ishte anashkalimi i sanksioneve.

“Ky do të ishte një vendim i njëanshëm dhe një shkelje e qartë e kontratës. Do të ishte një përpjekje për të anashkaluar sanksionet. Ne nuk do të lejojmë që sanksionet tona të anashkalohen. Koha kur energjia mund të përdoret për të na shantazhuar ka mbaruar,”, tha ajo.

Më parë, kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu refuzoi të paguajë energjinë në rubla, duke thënë se monedha për pagesat ishte specifikuar tashmë në kontrata.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi olaf scholz ursula von der leyen lufta ukraine-rusi olaf scholz ursula von der leyen

Sondazh

Poll