Politike

Deklarata e Bardhit, Kaso: Dokumentacioni është dorëzuar në mënyrë të rregullt

24 Mars 2022, 20:48 Nga DOSJA
Deklarata e Bardhit, Kaso: Dokumentacioni është dorëzuar në

TIRANË- Anëtari i Komisionit të Rithemelimit në PD, Ivi Kaso, deklaroi se gjykata nesër do të shqyrtojë kërkesën për regjistrimin e statutit të 11 dhjetorit. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Kaso tha se Bardhi po i bën presion gjykatës në mënyrë që vendimi mos të jepet nesër.

“Mali i provave i dokumentave që prodhoi 11 dhjetori me dokumentacionin mbështetës jo vetëm ekziston por është depozituar në mënyrë të rregullt në Gjykatën e Tiranës. S’ka pasur kërkesë për bashkim. Sot ka patur ankimim nga pala që sot del i bën presion gjykatës kundër vendimit të ditës së premte, të gjykatës që u ka pranuar kërkesën për regjistrimin e Kuvendit të korrikut,” tha Kaso.

Sipas Kasos, grupi i Bashës që ka depozituar në gjykatë kuvendin e korrikut, pasi gjykata e ka pranuar e kanë ankimuar atë.

Kam parë dokumentin, mund ta verifikoni. Nesër gjykata shqyrton kërkesën tonë për regjistrim të statutit të 11 dhjetorit. Këto janë vendime që mund të apelohen vetëm kur gjykata nuk e pranon kërkesën,”u shpreh Kaso.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike ivi kaso ivi kaso

Sondazh

Poll