Aktualitet

Nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do jetë ditë pa makina vetëm në qytetet kryesore

24 Mars 2022, 17:36 Nga DOSJA
Nga 3 prilli, e diela e parë e çdo muaji do jetë ditë

TIRANË– Qeveria shqiptare ka shtuar një tjetër pikë në planin kombëtar për kursimin e naftës në vend pas krizës në të cilën jemi futur. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi rama shkruan se duke nisur nga data 3 prill e këtij viti, e diela e parë e çdo muaji do të jetë një ditë pa makina, në qytetet kryesore të çdo qarku. Kreu i qeverisë shton se të paktën në ditët e pushimit, makina duket fikur dhe duhet përdorur biçikleta apo ecja në këmbë.

“Nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë si fillim DITË PA MAKINA në qytetet kryesore të çdo qarku. Nëse s’e fikim dot automjetin gjatë gjithë kohës, të paktën ta bëjmë ditëve të pushimit dhe të përdorim biçikletën a ecjen në këmbë. Fillojmë mënjëherë në koordinim me bashkitë këtë plan kombëtar për kursim, për mjedisin dhe për shëndetin e të gjithëve,”- shkruan Rama.

Më herët, kreu i Qeverisë ka deklaruar se do të jepen 500 milionë lekë për kompensimin e rritjes së çmimit të biletës në transportin urban qytetës dhe ndërqytetës, që qytetarët përdorues të këtij transporti të mos preken financiarisht nga pasoja e luftës mbi çmimin e karburantit. Ndërsa ditët e pushimit për administratën janë bërë tre, pasi është shtuar edhe e hëna. Të hënën, kryeministri Rama u ka sugjeruar kompanive private që ta bëjnë punë nga shtëpia në mënyrë që të kursejnë sa më shumë.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore edi rama kriza ekonomike prej luftes edi rama kriza ekonomike prej luftes

Sondazh

Poll