Aktualitet

EMRAT/ Prangosen 4 zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës në Sarandë, 1 në kërkim

24 Mars 2022, 15:34 Nga DOSJA
EMRAT/ Prangosen 4 zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës

SARANDË– Ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima dhe tre zyrtarë, Erliton Ymeri, Vasil Lango (specialist në ASHK) dhe Saimir Braho, përgjegjës i hartografisë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë lejuar legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen.

Ndërsa Kozeta Statha, ish-drejtore e ASHK-së është shpallur në kërkim për të njëjtën çështje. Mësohet se Dhima ka qenë nën hetim që nga muaji korrik i vitit 2021. Operacioni është ende në vijim dhe nuk janë zbardhur ende detaje të tjera rreth tij. Gjithashtu bëhet me dije se policia po kryen edhe kontrolle banesash.

Më 16 mars ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi një rast të legalizimeve të paligjshme në Sarandë. Ai tha se në zonën Turizëm-kanali i Cukës ishin legalizuar pa leje dy objekte 70 dhe 81 metra katrorë në një kohë që IKMT kishte kërkuar shembjen e tyre. Nuk dihet nëse operacioni i zhvilluar sot ka të bëjë me të njëjtat ndërtesa.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VIDEO-Momenti kur arrestohen zyrtarët e kadastrës në Sarandë

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet andri dhima erliton ymeri kozeta statha operacioni heshtja ne sarande saimir braho vasil lango andri dhima erliton ymeri kozeta statha operacioni heshtja ne sarande saimir braho vasil lango

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 15:04

Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet m...