Aktualitet

‘Last Game’ në Lezhë, arrestohen 2 persona me armë zjarri dhe municion

24 Mars 2022, 16:42 Nga DOSJA
‘Last Game’ në Lezhë, arrestohen 2 persona me armë

TIRANË- 2 persona janë arrestuar janë arrestuar në Lezhë, pasi janë kapur me armë zjarri dhe me municion luftarak. Të arrestuar kanë mbetur 17-vjeçari Orgito Hoxha dhe 18-vjeçari Ardi Marku. Këta u kapën në një lokal në Shënkollë, ku ushtrohej veprimtaria e lojërave të fatit.

Njoftimi i Plotë:

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që mbajnë armë zjarri, armë të ftohta apo që ushtrojnë veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit. Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Game”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë. Sekuestrohen armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, përforcues grushti dhe aparate celulare, që shërbenin për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit. Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në fshatin Shënkollë, në lokalin e shtetasit N.B., ushtrohej veprimtaria e paligjshme e lojërave të fatit, si dhe personat që frekuentonin ketë ambient mbanin sende të kundraligjshme me vete, kanë organizuar punën duke finalizuar operacionin policor të koduar “Last Game “.

Në kuadër këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit: O. H., 17 vjeç dhe A. M., 18 vjeç, banues në Shënkollë, Lezhë, si dhe u procedua penalisht shtetasi F. P. dhe pronari i lokalit, shtetasi N. B. Shtetasve O. H. dhe F. P., (klientë në lokal), gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, u janë gjetur, në celularët e tyre, faqe për lotari sportive, ndërsa shtetasit A. M.,i është gjetur një përforcues grushti që plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Po në vijim të operacionit, është ushtruar kontroll në banesën e shtetasit O. H., në Shënkollë, Lezhë, ku shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak. Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ardi marku orgito hoxha policia e lezhes ardi marku orgito hoxha policia e lezhes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 15:04

Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet m...