Aktualitet

U aksidentuan në Korçë, të rinjtë dalin të njohur për policinë, ishin në arrest shtëpie

24 Mars 2022, 17:09 Nga DOSJA
U aksidentuan në Korçë, të rinjtë dalin të

TIRANË- Aksidenti i dy ditëve më parë në Korçë është zbardhur nga Policia. Mësohet se personat me iniciale S. T., 20 vjeç, S. T., 21 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, të cilët u aksidentuan dhe drejtuesi i makinës me iniciale Q. Sh., 25 vjeç nuk ishin të panjohur për uniformat blu. Kjo pasi 21-vjeçari me iniciale S.T dhe 25-vjeçari me iniciale Q.Sh kanë thyer masën e sigurisë arrest me burg. 21-vjeçari është arrestuar, ndërkohë që 25-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për dokumentimin e plotë dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit rrugor të ndodhur më datë 21.03.2022, në rrugën Ravonik-Korçë, ku si pasojë e daljes nga rruga të mjetit tip “BMë”, u dëmtuan dy pasagjerë, shtetasit S. T., 20 vjeç dhe A. P., 20 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, ju informojmë se:

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë ndalimin për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të shtetasit S. T., 21 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin Q. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Nga hetimet e kryera rezultoi se të dy këta shtetas kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, duke qenë se po udhëtonin me mjetin tip “BMW”. Shtetasi Q. Sh. dyshohet se drejtonte mjetin, ndërsa 21-vjeçari S. T. ishte pasagjer, së bashku me tre shtetas të tjerë. Shtetasi S. T., i dëmtuar nga aksidenti, është paraqitur për mjekim në spitalin e Korçës, ku nuk ka treguar rrethanat e aksidentit, por ka deklaruar se është rrëzuar nga biçikleta, në banesën e tij. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit Q. Sh.

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce aksident ne korce

Sondazh

Poll