Aktualitet

VIDEO-Momenti kur arrestohen zyrtarët e kadastrës në Sarandë

24 Mars 2022, 16:49 Nga DOSJA
VIDEO-Momenti kur arrestohen zyrtarët e kadastrës në Sarandë

SARANDË– Policia e Shtetit ka publikuar njoftimin zyrtar të operacionit “Heshtja” që vuri në pranga zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës së Sarandës. në pamje shihet edhe momenti kur të prangosurit dërgohen në Policisë e Sarandës.

Ish-drejtori i Kadastrës Sarandë, Andri Dhima dhe tre zyrtarë, Erliton Ymeri, Vasil Lango (specialist në ASHK) dhe Saimir Braho, përgjegjës i hartografisë janë vënë në pranga pasi akuzohen se kanë lejuar legalizimin e dy objekteve pa leje që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kishte kërkuar shembjen. Ndërsa Kozeta Statha, ish-drejtore e ASHK-së është shpallur në kërkim për të njëjtën çështje. Mësohet se Dhima ka qenë nën hetim që nga muaji korrik i vitit 2021. 

Njoftimi i policisë:

Ekzekutohen masat e sigurisë “Arrest në burg” ndaj 4 shtetasve. Shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e tyre.  Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë.

Hetimi i këtij rasti është bërë në funksion të procedimit penal të regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, në vitin 2021, dhe në bazë të kallëzimit penal të ardhur nga Drejtoria e Antikorrupsionit pranë Ministrisë së Drejtësisë, në vitin 2022.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, pas një pune hetimore të mirorganizuar, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “HESHTJA 2”. Si rezultat i këtij operacioni, është bërë i mundur dokumentimi i plotë ligjor i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e ndërtimeve pa leje, në Sarandë dhe Ksamil, si dhe janë ekzekutuar masat e sigurisë për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, ndaj 4 shtetasve: 

A. Dh., 34 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë ish-drejtor i ASHK Sarandë;

V. L., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë përgjegjës i Sektorit të Hartografisë, pranë ASHK Sarandë;

S. B., 32 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë; 

E. Y., 37 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë hartograf pranë ASHK Sarandë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasja K. S., 34 vjeçe, lindur në Sarandë dhe banuese në Bolonja, Itali, me detyrë ish-drejtoreshë e ASHK Sarandë.  

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën duke pajisur në mënyrë të kundërligjshme, me certifikata pronësie, disa shtetas, për pasuri, tokë dhe prona, në zonat bregdetare të qytetit të Saradës dhe të Ksamilit. Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme

LAJM KRYESOS: EMRAT/ Prangosen 4 zyrtarë e ish-zyrtarë të Kadastrës në Sarandë, 1 në kërkim

(Fm/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni heshtja ne sarande policia e sarandes operacioni heshtja ne sarande policia e sarandes

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 15:04

Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet m...