Aktualitet

Kuvendi/Banorët e 5 majit dhe Laprakës në protestë:Kallëzim penal! Do u zëmë pragun e derës

24 Mars 2022, 14:02 Nga DOSJA
Kuvendi/Banorët e 5 majit dhe Laprakës në

TIRANË– Banorët e ‘5 Majit’, Laprakës dhe Kodrës së Priftit kanë dalë sërish në protestë kundër shembjes së banesave të tyre duke përsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre. Me radhë para kamerave, banorët shprehen se kërkojnë nga shteti një marrëveshje konkrete, të firmosur nga të dyja palët, ndërsa shtoi se të gjithë banorët do të bëjnë kallëzime individuale, pasi sipas tyre kjo është e vetmja formë për të vënë në lëvizje gjykatës.

“Të bëjnë kallëzime individuale, se kështu e vini gjykatën në lëvizje. Se nëse i bën një Lapraka, një Kodër Prifit, këta i marrin gjykatësit në celular. Ne kërkojmë një marrëveshje të drejtë. Do nisim hapat ligjore, do vijojmë protestat, përderisa Bashkia e Tiranës nuk reagon, se Bashkia duhet të bëjë aktmarrëveshjen me banorë, akoma nuk i ka kontaktuar Bashkia,“- tha një prej banorëve. Po ashtu, ata kanw njoftuar se nwse nuk u gjendet njw zgjidhje pwr banesat e tyre, ata do të përshkallëzojnë protestën.

Ne do presim edhe përgjigjet e Ballukut dhe më pas ne do të dalim me vendime, se me informacionet do presim një nismë ligjore, për ligjin e shpronësimit nga opozita, kur të depozitohet kjo nismë ligjore, do të agravojmë protestat, do ua çojmë protestat në banesat e tyre. Do ua zëmë pragun e derën për ata deputete që do të marrin vendim kundër,“-u shprehën banorët.

Ndërkohë që në protestë edhe sot ka dalë edhe nëna Liza, e cila ka bërë krahasimin me luftën në Ukrainë. 

“Ne jemi jashtë, ne kërkojmë shtëpi, për ne nuk është Skëndërbe, po janë plehra, në Ukrainë hallall ia bëftë se u bie rusi. Edhe ne të na binte rusi i kishim rënë, ata me armë ne më armë, po ne kujt t’i biem,”– tha Nënë Liza.

Në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban në zonën e ‘5 Majit’, Laprakës, Kodrës së Priftit dhe Paskuqanit qindra banesa janë projektuar për t’u shembur nuk kanë pranuar kontratat e propozuara. Banorët janë nxjerrë nga shtëpitë e tyre pasi toka ku janë ndërtuar shtëpitë do t’i nënshtrohet ndërtimeve dhe shtëpitë janë të palegalizuara. Edhe pse kërkuan një ndihmë nga shteti, ata sërish u nxorrën në rrugë, disa prej tyre me bonus qiraje dhe të tjerë në rrugë. Për këto projekt pritet të shemben në total një numër prej rreth 1 mijë banesash.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet banoret e 5 majit kuvendi i shqiperise proteste tek kuvendi banoret e 5 majit kuvendi i shqiperise proteste tek kuvendi

Sondazh

Poll

Aktualitet 24 Mars 2022, 15:04

Lojëra fati në Tiranë, arrestohet 45-vjeçari

TIRANË– Një person me inicialet P.A., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit. Në njoftimin zyrtar bëhet m...