Bota

Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

21 Shkurt 2019, 16:18 Nga DOSJA
Serbia mund të mbajë referendum për Kosovën

Sipas Daçiç, nëse kjo ide bëhet propozim zyrtar, atëherë do të kalojë në Kuvendin e Serbisë si dhe për të do të vendosin qytetarët përmes referendumit.

Sipas REL, komentet e ministrit Daçiç u bën pas takimit me ministrin e Jashtëm të Burundit, Ezechiel Nibigira. Megjithatë, të martën, Daçiç pati deklaruar se vënia e kufirit me Kosovën është propozim zyrtar i Serbisë.

Disa orë pas kësaj deklarate, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ideja për “vënien e kufirit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë e Serbi është dhënë nga vetë ai që para dy vjetësh”. “Nuk kam çfarë të komentoj. Këtë e kam thënë para dy vitesh”, – tha Vuçiç gjatë një vizite në një institut shëndetësor në Beograd.

Çështja e ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë është përmendur disa herë edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e quan këtë proces “korrigjim të kufijve”.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksandar vucic ivica dacic serbia referendum per kosoven aleksandar vucic ivica dacic serbia referendum per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 20 Shkurt 2019, 18:09

Gazetari i New York Times dëbohet nga Egjipti

Gazetari amerikan David Kirkpatrick një qytetar i Shteteve të Bashkuara, mbërriti të hënën në Aeroportin Ndërkombëtar të Kajros, por u ndalua të hyjë. Ai u mbaj...