Sport

Vieira dhe Rooney, tani pjesë në ‘Sallën e Famës’ së Premier League

24 Mars 2022, 09:28 Nga DOSJA
Vieira dhe Rooney, tani pjesë në ‘Sallën e

ANGLI – Vieira dhe Rooney i bashkohen listës së futbollistëve të ‘Hall of Fame’ të Premier Leagues, ku bëjnë pjesë edhe Alan Shearer, Thierry Henry, Eric Cantona, Roy Keane, Frank Lampard, Dennis Bergkamp, ​​Steven Gerrard dhe David Beckham.

Rooney, i cili luajti për Everton, në dy periudha edhe për Manchester United, është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premier League dhe ka fituar pesë tituj lige.

Vieira fitoi tre tituj në Premier në njëmbëdhjetë sezonet që kaloi te Arsenal. Ai ishte kapiteni i ‘Topçinjve’, skuadra që fitoi ligën në sezonin 2003/2004 pa humbur asnjë ndeshje.

Lojtarët që hyjnë në ‘Hall of Fame’ marrin një pllakë me emrin dhe vitin e hyrjes së tyre, ndërsa Premier League u dhuron 10.000 paund (12.000 euro) për një bamirësi të zgjedhur nga futbollisti.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport alan shearer anglezit david beckham patrick vieira (crystal palace) wayne rooney alan shearer anglezit david beckham patrick vieira (crystal palace) wayne rooney

Sondazh

Poll