Sport

Luis Suarez: “Tani luaj më pak nga sa pres… Më djegin këmbët…”

24 Mars 2022, 09:23 Nga DOSJA
Luis Suarez: “Tani luaj më pak nga sa pres… Më djegin

URUGUAJI – Sulmuesi Luis Suarez është tashmë me Uruguajin. Atje ai ka atë që ka humbur në Atlético: fushën e blertë, minutat. Në Spanjë për të  e fundit ishte ajo natë kundër Levantes. Para asaj ndeshjeje, uruguajani kishte qenë titullar në La Ligë në 17 nga 24 ndeshjet. Më vonë, stoli bëhet habitati i tij. Situata e tij ka ndryshuar te Atletico.

E thotë vetë, që i djegin këmbët. “Më parë thuhej se kam luajtur shumë dhe se duhet të pushoj, tani luaj më pak nga sa pres dhe prandaj ndihem më i etur për të luajtur me kombëtaren”,– deklaroi sulmuesi sapo mbërriti për të luajtur me Uruguajin.

Te Atlético, për shembull, në ndeshjen kundër Manchester United ai nuk luajti asnjë minutë, as në ndeshjen e parë dhe as në atë të dytën. Goditëse…

Suarez mbërriti te Atlético sezonin e kaluar për t’i dhënë golin skuadrës madrilene. Ai shënoi 21. Qau si fëmijë kur fliste me familjen e tij në telefon nga fusha e Zorrillas, teksa Atlético shpallej së fundmi kampion. Këtë sezon golat e tij janë 9. I grumbulluar për Uruguajin, forca që i japin këto lojëra mund të jetë thelbësore për të që të mbetet te skuadra madrilene, ndoshta edhe të dalë nga pankina.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport çështja e luis suarez legjenda luis suarez luis suarez dhe neymar junior ndryshuar te atletico çështja e luis suarez legjenda luis suarez luis suarez dhe neymar junior ndryshuar te atletico

Sondazh

Poll