Bota

SHBA dhe BE pritet të shpallin nismën e madhe për të dërguar gaz natyror në Europë

24 Mars 2022, 13:21 Nga DOSJA
SHBA dhe BE pritet të shpallin nismën e madhe për të

BRUKSEL- Administrata e Biden dhe Bashkimi Evropian pritet të shpallin një nismë të madhe për të drejtuar dërgesat e gazit natyror të lëngshëm në Evropë gjatë vizitës së presidentit amerikan në Bruksel këtë javë, sipas zyrtarëve amerikanë të njohur me planin.

Njoftimi vjen pasi zyrtarët evropianë i kanë kërkuar SHBA-ve të bëjnë më shumë për t’i ndihmuar ata të shkurtojnë varësinë e tyre nga burimet ruse të energjisë.

Këshilltari i Presidentit Biden për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan, tha se një marrëveshje do të shpallej të premten. Sipas një zyrtari amerikan, synohet të sigurohet furnizimet me gaz natyror amerikan dhe hidrogjen për Evropën.

Një prioritet kryesor si për presidentin ashtu edhe për aleatët e tij evropianë është zvogëlimi i varësisë së Evropës nga gazi rus, ndalesa dhe udhërrëfyesi praktik se si ta bëjmë këtë, çfarë hapash duhet të ndërmerren, çfarë mund të kontribuojnë Shtetet e Bashkuara , atë që Europa duhet të bëjë vetë.”-tha Sullivan.

Duke folur me ligjvënësit e BE-së në Bruksel të mërkurën, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se të gjithë anëtarët e BE-së “mund të kontribuojnë në reduktimin e varësisë sonë nga gazi rus”.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota jake sullivan kriza ekonomike prej luftes ursula von der leyen jake sullivan kriza ekonomike prej luftes ursula von der leyen

Sondazh

Poll