Bota

Thirrja për Europën, Kuleba: Injoroni kërkesat e Putin

24 Mars 2022, 12:48 Nga DOSJA
Thirrja për Europën, Kuleba: Injoroni kërkesat e Putin

UKRAINË- Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba, përmes një postimi në Twitter i ka kërkuar Europës të injorojë këmbënguljen e Rusisë se pagesa për dërgesat e ardhshme të gazit rus do të duhet të bëhet në rubla. Sipas CNN njoftimi nga Moska shihet si një përpjekje për t’i bërë vendet evropiane të mbështesin monedhën ruse, vlera e së cilës ka rënë ndjeshëm që nga fillimi i luftës.

“Unë u bëj thirrje vendeve përkatëse të bëjnë një zgjedhje të mençur dhe të përgjegjshme.Nëse ndonjë vend i BE-së përkulet ndaj kërkesave poshtëruese të Putinit për të paguar naftën dhe gazin në rubla, do të jetë si të ndihmosh Ukrainën me njërën dorë dhe të ndihmosh rusët të vrasin ukrainasit me anën tjetër”, ka shkruar Dmytro Kuleba 

Europa varet shumë nga gazi rus për ngrohjen dhe prodhimin e energjisë dhe Bashkimi Europian është i ndarë nëse do të sanksionojë sektorin energjetik të Rusisë. Tregu i aksioneve të Rusisë u hap për herë të parë në një muaj të enjten pasi investitorët morën pjesë në një sesion tregtimi shumë të kufizuar.

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota dmytro kuleb europa lufta ukraine-rusi dmytro kuleb europa lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll