Bota

Vdekja e Albright, Kurti e Konjufca kryejnë homazhe te busti i ish-sekretares

24 Mars 2022, 11:21 Nga DOSJA
Vdekja e Albright, Kurti e Konjufca kryejnë homazhe te busti i

KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish-sekretares amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë kontributin e ish-sekretares Albright. Tha se së bashku me ish-presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtar për ta ndalur gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës.

“ Populli i Kosovës nuk do ta harrojë kurrë dhe gjithmonë do të jetë mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë zonja Albright për çlirimin dhe lirinë e popullit tonë. Ajo së bashku me presidentin Clinton ishin forca kryesore shtytëse në planin ndërkombëtarë për ta ndalur gjenocidin e shtetit serb mbi popullin e Kosovës. Në ditën e djeshme, presidenti Clinton në një adresim që ia bëri popullit amerikan më së miri e përshkroi zonjën Albright, duke thënë se për popullin amerikan ajo ishte një thesar kombëtar”, tha Konjufca.

 Kurti, tha se politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyre më të përsosur sesa te personaliteti i zonjës Albright. Gjithashtu Albright ishte aq profesionale në secilën prej asaj çfarë bënte e thoshte.

“Politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i jashtëzakonshëm i Madeleine Albright. Kemi të bëjmë me një figurë e cila nuk i takon vetëm shekullit 20 por edhe atij 21 , çdo herë kur fliste apo shkruante ishte aq profesionale në atë se çfarë bënte e thoshte” tha Kurti.

Madeleine Albright, dje ka vdekur në moshën 84-vjeçare. Albright ishte gruaja e parë sekretare e shtetit të SHBA-së, e cila ndihmoi në drejtimin e politikës së jashtme perëndimore pas Luftës së Ftohtë.

 

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni albin kurti glauk konjufca kosove madeleine albright albin kurti glauk konjufca kosove madeleine albright

Sondazh

Poll