Bota

Franca i premton 500 mijë euro financim Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ukrainën

24 Mars 2022, 13:06 Nga DOSJA
Franca i premton 500 mijë euro financim Gjykatës

FRANCË-Ministria e Jashtme franceze ka premtuar 500,000 euro financim për Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) për të mbështetur hetimin e krimeve të kryera në Ukrainë, tha ajo në një deklaratë të mërkurën. Sipas CNN Franca do të sigurojë gjithashtu magjistratë, hetues dhe ekspertë, “për t’u siguruar që prokurori mund ta udhëheqë hetimin e tij në kushtet më të mira të mundshme”, thuhet në deklaratë. Deklarata shtoi se ministri francez i drejtësisë Eric Dupond-Moretti do të inkurajojë shtetet e tjera që të rrisin mbështetjen e tyre ndaj ICC në një takim të ministrave të drejtësisë në Hagë të enjten.

Qeveria amerikane deklaroi zyrtarisht të mërkurën se anëtarët e forcave të armatosura ruse kanë kryer krime lufte në Ukrainë.

 

LAJMI KRYESOR: Lufta/ Tre samite në Bruksel! Biden takohet me liderët e NATO-s, G7 dhe aleatët e BE-së

(d.d/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota

Sondazh

Poll