Bota

Zelenskyy: NATO nuk ka treguar ende se çfarë mund të bëjë aleanca për të shpëtuar njerëzit

24 Mars 2022, 13:18 Nga DOSJA
Zelenskyy: NATO nuk ka treguar ende se çfarë mund të

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka folur në samitin e NATO-s në një fjalim video të regjistruar paraprakisht, ku ai u bëri thirrje liderëve që të rrisin mbështetjen ushtarake për vendin e tij kundër forcave ruse.

Sipas The Guardian, Zelenskyy paralajmëroi se Rusia do të synojë më pas anëtarët e aleancës në Europën Lindore, përfshirë Poloninë.

“Jam i sigurt që e kuptoni se Rusia nuk ka ndërmend të ndalet në Ukrainë. Ajo dëshiron të shkojë më tej. Kundër anëtarëve lindorë të NATO-s. Shtetet baltike. Polonia me siguri”-tha Zelenskyy.

Presidenti ukrainas tha se ai ishte mirënjohës për mbështetjen që Ukraina kishte marrë nga shtetet anëtare individuale.

Por NATO ende nuk ka treguar se çfarë mund të bëjë aleanca për të shpëtuar njerëzit. Duket sikur jemi në zonën gri midis Perëndimit dhe Rusisë, por ne po mbrojmë të gjitha vlerat tona dhe tuajat e përbashkëta. Aleanca ende mund të parandalojë vdekjen e ukrainasve nga sulmet ruse, nga pushtimi rus duke na dhënë të gjitha armët që na duhen,”-tha Zelenskyy.

LAJMI KRYESOR: 1 Muaj luftë! Rusët luftojnë për çdo rrugë në Mariupol, takohen liderët në Bruksel

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll