Bota

23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Bushati: T’i shprehim mirënjohje SHBA-së

24 Mars 2022, 13:02 Nga DOSJA
23 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, Bushati: T’i

TIRANË– Ditmir Bushati ka reaguar për 23 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bushati shkruan se ai vit mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë pasi familjet euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri. Më tej ai shton se ndërhyrja e NATO-së dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye të forta që shqiptarët të nxjerrin mësimet nga historia. Bushati thotë se sot është dita që të mos harrojmë mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve europian.

POSTIMI:

24 Marsi i vitit 1999 mbetet i pashlyer në memorien e kombit tonë, pasi familja euro-atlantike ishte e gjitha në krahun e shqiptarëve që luftonin për liri. #NATO nisi fushatën e sulmeve ajrore për të shpëtuar #Kosovën nga spastrimi etnik i forcave serbe, fushatë që zgjati 78 ditë me një epilog të mirë. Ndërhyrja vendimtare e NATO-s dhe krijimi i Kosovës shtet janë arsye të forta për ne shqiptarët për të nxjerrë mësimet e duhura nga historia. Edhe një shtysë për të investuar më shumë për lirinë dhe sigurinë. Sot, është dita për të mos harruar dhe shprehur edhe një herë mirënjohjen ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve europian! Po sot në Bruksel, 23 vite më pas, është një ditë e pazakonte samitesh ndaj agresionit të pashembullt rus në Ukrainë. Një takim i udhëheqësve të vendeve anëtare NATO-s; një takim i udhëheqësve të vendeve anëtare të BE-së; dhe një takim i udhëheqësve të vendeve të G-7. Rusia e Vladimir Putin ka arritur të bashkojë botën demokratike në një mënyrë unike. Ku Shqipëria kontribuon me krenari krah për krah me aleatët në NATO. Ndërkohë që Kosova kontribuon në linjëzimin e saj të plotë me politikat dhe qëndrimet e familjes euro-atlantike.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ditmir bushati ditmir bushati

Sondazh

Poll