Politike

VD-133 mijë m2 tokë në Dhërmi/ Berisha: Vendim të bashkëlumtuar Edi Ramën me Gaz Pajën

24 Mars 2022, 11:51 Nga DOSJA
VD-133 mijë m2 tokë në Dhërmi/ Berisha: Vendim të

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha u pyet nga gazetarët për vendimin e fundit të firmosur nga Edi Rama, në të cilën aktori Gazment Paja përfiton në Dhërmi 133 mijë metra katërorë për të ndërtuar një resort. 


Berisha tha vendimi ishte “për të lumturuar… për të bashkëlumtuar Edi Ramën me Gaz Pajën!”

Më tej, Berisha deklaroi se nuk ka asgjë kundër Pajës si aktor mirëpo kjo që po ndodh është një akt i shëmtuar. 

‘Është skandali dhe vjedhja e fundit që i bëhet pasurive të këtij vendi dhe ky është një akt i shëmtuar, dëshmia më flagrante se si kjo qeveri kap mediat duke përdorur pasuritë publike dhe pronat publike. Është e dënueshme dhe absolutisht e papranueshme. Nuk kam asgjë për dhuntitë artistike të Gaz Pajës, por këto të tjerat nuk kanë asgjë të përbashkët me artin; përkundrazi, me veset më të errëta të njeriut.“- tha Berisha.

Gazmend Paja, aktori i njohur i humorit është investitor strategjik në bregdetin e jugut. Kompani e tij ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro. Paja ka përfituar 133 mijë metra katrorë tokë për të ndërtuar “Dhërmi Restort” një kompleks luksoz që ka fokusin turizmin elitar, tregon vendimi Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të InvestimeveNë këtë hapësirë do ndërtohen vila dhe një hotel me 5 yje. Hoteli do të ndërtohet në një sipërfaqe prej 25 mijë metra katrorë. Pjesa tjetër prej 108 mijë metrash do përdorët për të ndërtuar vilat të cilat do të shiten nga kompanitë dhe nuk sjellin asnjë zhvillim publik për turizmin.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha seanca plenare 24 mars 2022 sali berisha seanca plenare 24 mars 2022

Sondazh

Poll