Politike

VD-Berisha: Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, iku me Lulin

24 Mars 2022, 10:59 Nga DOSJA
VD-Berisha: Bashizmi ishte doktrinë e dhunimit të statutit, iku

TIRANË- Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha, foli për mediat në hyrje të Kuvendit. Ai e nisi duke përshëndetur samitin historik të NATO-s në Bruksel, ndërsa Berisha shtoi se negociatat për bashkim në Partinë Demokratike duhet të bëhen brenda grupit parlamentar. Po ashtu nuk përjashtoi që në bisedime të përfshihet edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha. 

“Negociatat? Garantoj demokratët në të gjitha nivelet se PD është e hapur, e vullnetplotë për të diskutuar dhe debatuar me çdo anëtarë të saj cilidoqoftë ai. Jemi të hapur të bëjmë gjithçka për garantinimin e votës së lirë. Nuk bëhet fjalë më për një Kryesie. Kjo nuk do të thotë se fjala e demokratëve nuk dëgjohet dhe përfillet. Fola për 11 dhjetorin por sanksionimin më të plotë e mori më 6 mars. Në këtë kontekst, dua të theksoj se PD  ka insitutucionin e saj tashmë operativ dhe të plotë. PD ka institucionin e saj të dalë nga Komisioni i Rithemelimit, gjykoj se debati mund të zhvillohet për çdo gjë që gjykohet e arsyeshme. Ftoj miqtë e mi të mos harrojnë se bashizmi ishte doktrinë e dhunimit  të statutit dhe parimeve të partisë. U arkivua me dorëheqjen e Bashës,”-tha Berisha.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll